17:25 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shi e breshër në rrugën Ferizaj- Prishtinë [Video]

Mot i vranët dhe me reshje shiu po vazhdon që të mbizotërojë këto ditë në Kosovë. Kështu, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, konkretisht në drejtimin kah kryeqyteti,  reshjet e shiut kanë vështirësuar tejet shumë qarkullimin e automjeteve.

Në një video që ka siguruar “Indeksonline” shihet se shiu është i rrëmbyeshëm.

Disa lexues kanë treguar në redaksi informacionin se në këtë pjesë të Kosovës ka rënë edhe breshër i madh.

Ndërkaq, nuk dihet ende nëse janë shkaktuar dëme nga këto kushte atmosferike.

Ndryshe, IHMK-ja ka njoftuar dje se sot dhe nesër ( e martë)  do të na përcjellin reshjet e shiut dhe shkarkime rrufesh, kurse gjatë ditëve në vijim gjendja do të stabilizohet.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius, përjashtuar dy ditët e para të javës ku maksimalet do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius”, thuhej në njoftimin e IHMK-së për motin e kësaj jave./Indeksonline/

Më poshtë shikoni pamjet: