17:16 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shihni se çfarë ndodh me një makinë, kur derisa lëvizni me 100km/h, e vendosni në “rikuerc”

Mekanika e automobilave është përmirësuar për më shumë se 100 vjet dhe gjithmonë është duke u përshtatur me trendet më të reja.

Kjo është arsyeja pse ndërruesit e shpejtësisë duhet të përshtaten me një motor më të fuqishëm çdo ditë, por që të mbeten të qëndrueshëm dhe efikas.

Megjithatë, disa gjëra nuk do të ndryshojnë, kështu që të gjitha makinat mbajnë gjithmonë vetëm një shpejtësi me të cilën mund të lëvizni prapa.

Por çfarë mund të ndodh nëse derisa jemi duke ecur përpara me shpejtësi deri në 100 km/h, marshin e shpejtësisë e vendosin në “rikuerc”?

Përgjigja për pyetjen e përjetshme u përgatit nga ekipi i “ekspertëve” të kanalit “mastermilo82” me një Opel Astra të vjetër.

Dhe së paku siç thuhet më tej, kur ju vendosni marshin në “lëvizje të kundërt”, asgjë nuk ndodh përveç shumë “tingujve të pakëndshëm” dhe erërave.

Temat: