12:10 / E Shtunë, 09 Qershor 2018

Shikojeni sa i madh ishte Fadil Vokrri, si Leo Messi i ditëve të sotme (Video)

Fadil Vokrri do të mbahet mend gjatë për karrierën e tij të suksesshme si futbollist.

Legjenda e pavdekshme do të mbahet mend si futbollisti më i mirë kosovar deri më tani që ka njohur sporti më i popullarizuar në botë.

Gjeneratat që kanë patur nderin ta shijojnë kohën e Vokrrit tregojnë se legjenda shquhej për teknikën e jashtëzakonshme, të ngjashme me atë që posedon sot Leo Messi.

Vokrri në karrierën si futbollist kishte luajtur me Prishtinën, Partizanin, Nimes, Fenerbahce, Bourges e Montlucon./Indeksonline/




Temat: