08:32 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shikojeni se ku parkohet kjo veturë në Prishtinë [Foto]

Tanimë janë bërë të zakonta gabimet që qytetarët po i bëjnë në Kosovë. Sidomos, ato në komunikacion rrugor.

Kësisoj, një lexues i Indeksonline ka vërejtur mëngjesin e sotëm një veturë teksa është parkuar në vendin krejtësisht të gabuar.

Po i njëjti lexues ka dërguar një fotografi në redaksi ku shihet vetura e parkuar në ‘Vija të Bardha’, vend ky i destinuar për  këmbësorët.

Rasti ka ndodhur te lagjja “Mati 1” në Prishtinë, saktësisht para arkivit të Republikës.

Më poshtë  shikoni fotot:

/Indeksonline/