17:15 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shikojeni se në çfarë gjendje bëhet therja e pulave në tregun e Prishtinës [Video]

Rrugët në zonën Industriale të tregut të veturave në Prishtinë shndërrohen shpesh herë në ‘kasaphanë’ të pulave, ndërsa inspektorët sa i përket kësaj çështje nuk ndërmarrin asgjë.

Një dëshmitarë që ka qenë dje (e dielë) në vendin e ngjarjes ka dërguar një video në Indeksonline  ku shihen vërtet pamje të rënda se si bëhet therja e pulave nga disa persona në kushte aspak të mira.

Qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre se therjen e pulave madje e bëjnë personat që nuk janë përkatës të kësaj fushe. Sipas tyre, këtë e bëjnë në kushte higjenike të tmerrshme, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, së fundi kemi hasur në Kosovë mish me prejardhje të panjohur. Ndërsa, kjo që bëhet në tregun e Kosovës me mishin e pulave është vërtet e rëndë.

Më poshtë shikoni pamjet: