14:18 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Shikojeni se si është shkatërruar kjo rrugë në Kamenicë (Foto)

Rruga Hogosht-Lisock, në komunën e Kamenicës, ndonëse është shtruar që një vit, ajo tani është në gjendje shumë të keqe.

Në bazë të këtyre fotografive të dërguara nga një lexues i Indeksonline, shihet dëmtimi i asfaltit, qarje të thella, e në disa pjesë sa nuk është shembur, raporton Indeksonline.

Nuk dihet a ka qenë cilësia e asfaltit e dobët apo mjetet e rënda që kanë shkaktuar dëme, mirëpo një gjë është e sigurt që kjo rrugë është asfaltuar para një viti.

Nuk është hera e parë që e shohim një gjendje të tillë të rrugëve, pasi edhe në disa komuna të tjera në disa rrugë të asfaltuara ka dëmtime./Indeksonline/

 

 

 

Ende pa i mbushur një vit, shikoni si është shembur kjo rrugë (Foto)