14:50 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shikoni si breshëri shkatërron kulturat bujqësore të bujkut nga Rahoveci (Foto/Video)

Reshjet e shiut gjatë ditës së djeshme kanë lënë pasoja në disa prej komunave të Kosovës.

Breshëri ka dëmtuar edhe disa kultura bujqësore në fshatrat e Rahovecit.

Jeton Hoti, bujku nga Krusha e Madhe për Indeksonline ka thënë se dëmët nga breshëri janë të mëdha dhe se mundi që kanë bërë derisa i kanë kultivuar u ka shkuar huq.

Ai ka dërguar disa fotografi dhe pamje nga fusha e tij ku shihen dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore të mbjellura për 20 minuta shi në këtë pjesë.

Mirëpo, dëmet ende nuk janë vlerësuar, derisa fermerët presin kompensim për dëmtimin e punës së tyre me të cilën mbajnë familjet.

Në këto foto mund të shihni se si janë dëmtuar disa prej kulturave bujqësore si shalqinjt e specat./Indeksonline/