19:06 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Shikoni si lidhen tojat e këpucëve me vetëm njërën dorë (Video)

Amerikania paraolimpike Megan Absten ju tregon se si ajo përgatitet për vrapimin e madh dhe si i lidh tojat me njërën dorë.

Megan Absten është fituese e medaljes në vrapimin në 100 dhe 200 metra me pengesa dhe, edhe pse ka lëndime të përhershme, atë nuk e pengon që të fitojë medalje, por as që të përgatitet vetë për vrapimet e saj.

Ajo shpjegon se ekzistojnë shumë aparate të cilat mund t’ia lehtësojnë përgatitjet, mirëpo ajo vetë ka zhvilluar metodën personale dhe të gjithëve u tregon se si funksionon ajo.

Në vijim shikoni instruksionet e hollësishme:

  1. Filloni me tojat nga të dyja anët, pastaj kryqëzoni në mes.
  2. Vendoseni njërën tojë nën atlete dhe shtrëngojeni fortë që ajo të qëndrojnë në vend, pastaj tërhiqeni tjetrën tojë dhe shtrëngojeni.
  3. Bëjeni tojën ose në formë të “veshëve të lepurit” nga toja e lirshme, dhe kapeni midis dy gishtave tregues dhe gishtit të madh.
  4. Me ndihmën e gishtit të mesëm tërhiqeni tojën e cila është në atlete dhe mbështilleni përreth tojës ose “veshëve të lepurit”.
  5. Pasi që keni bërë një “vesh lepuri, bëjeni edhe tjetrin.
  6. Mbajeni njërën tojë midis gishtit të mesëm dhe gishtit të unazës, ndërkaq tjetrën midis gishtit të madh dhe gishtit tregues, pastaj bëjeni nyjën derisa të bëhet e fortë.

Shikojeni se si i lidh tojat:

 

Temat: