18:02 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Shitblerja e votave, deputeti i PD-së ngre shqetësimin në Këshillin e Evropës

Problematika e manipulimit të zgjedhjeve është ngritur si shqetësim nga deputeti i PD-së Tritan Shehu në Asamblenë e Këshillit të Europës.

Gjatë fjalës së tij ai është shprehur se shitblerja e votave është bërë me një grup të gjerë kriminal.

Ndërsa thekson se qeveria socialiste nuk ka vullnet për organizmin e zgjedhjeve me standarde.

Fjalimi i plotë:

Raporti i vezhguesve te Asamblese Parlamentare te KiE ashtu si edhe Raporti Final i OSCE/ODIHR‎ per zgjedhjet parlamentare te 2017, kane konstatuar perkeqesimin serioz te standarteve te zgjedhjeve ne Shqiperi.

Ndersa ne vitin 2009 zgjedhjet u cilesuan se kishin arritur shomicen derrmuese te standarteve nderkombetare, zgjedhjet e vitit 2017 kane cenuar rende nje numer te standarteve baze.

Vezhguesit nderkombetare kane konstatuar shit-blerje masive te votes nepermjet perdorimit te parave kriminale qe vijne nga trafiqet e droges dhe korrupsioni galopant. Shpesh, ky fenomen eshte perdorur per te supresuar pjesmarrjen ne votim te votuesve te opozites, kundrejt marrjes me ane te pageses te dokumentit te identitetit te nevojshem per votim. duke penguar ne thelb te drejten per te votuar‎.

Vezhguesit kane konstatuar numer te larte te presionit ndaj zgjedhesve per te marre pjese ne fushate dhe per te votuar ne favor te partise ne pushtet, Partia Socialiste, nepermjet ‎kercenimit me humbje te vendit te punes ne administraten publike. Per here te pare keto kercenime jane konstatuar edhe ne sektorin privat. Kjo cenon standartin e lirise per te votuar pa frike nga reperkusionet.

Shitblerja e votes dhe presioni jane kryer ne bashkepunim me nje rrjet te gjere kriminal qe kontrollon kultivimin dhe trafikun e cannabisit si dhe te drogave te tjera te forta.

Vezhguesit kane konstatuar abuzim masiv me ‎burimet dhe asetet publike ne favor te partise ne pushtet. Sherbime publike dhe leshim titujsh pronesie jane perdorur gjeresisht per te ndikuar ne voten e zgjedhesve. Kjo cenon parimin e ndarjes se shtetit nga partite politike.

Po ashtu eshte konstatuar ne shume raste cenimi i sekretit te votes ne qendrat e votimit, presion mbi zgjedhesit dhe komisioneret brenda tyre, votim familjar, ne grup apo proxy.

Per te gjitha keto, vezhguesit nderkombetare kane nxjerre per here te pare rekomandime prioritare.

Qe pas vitit 2013 kur erdhi ne pushtet, PS nuk ka lejuar te kryhet reforme zgjedhore. Si rrjedhoje rekomandimet e 2013 dhe 2015 nuk jane trajtuar ende. Kjo perben shkelje te angazhimeve te Shqiperise para KiE dhe OSBE. Rekoamndimi i pare i ODIHR kerkon kryerjen pa vonese te reformes. Kjo eshte e paprecedent.

Qeveria socialiste nuk ka vullnet per te zhvilluar zgjedhje me standarte sepse nuk do te fitonte ne kushtet e korrupsionit, kriminalitetit dhe trafiqeve ‎galopante te droges.

Ne keto kushte, forcimi i monitorimit nga kjo Asamble e nderuar eshte themelor per rikthimin e bazave te demokracise ne Shqiperi