11:27 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

Shiu ndërpret lojën, tenistja shfrytëzon momentin për të treguar talentin e fshehur (Video)

Gjatë duelit të gjermanes Andrea Petkovic me zvicerianen Belinda Bencic filloi një shi i cili shkakoti dhe ndërprerje të lojës për shkak të prishjes së terrezit.

Kjo i mërziti të pranishmit pasi dëshironin mbylljen e takimit me një fitues. Por një mendim krejtësisht tjetër kishte gjermanja, e cila krejt papritur filloi të kërcente në mënyrë të mahnitshme. Me kërcimin e treguar tenistja dukej më shumë si balerinë sesa teniste.

Të pranishmit filluan ta ndjekin me gjeste dhe rivalja e saj duke e mbështetur. Për më shumë ndiqni videon.

 

Temat: