17:15 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shkalla e divorcit për çiftet e sapomartuara përgjysmohet në 25 vjet

Numri i çifteve që divorcohen pas tre viteve martesë ka rënë përgjysmë gjatë 25 viteve të funti, sipas hulumtimeve të reja.

Gjetjet vijnë pasi normat e divorcit filluan të rriteshin në vitet 1960 para se të godisnin me një nivel edhe më të lartë përgjatë 1993-ës.

Për çiftet e martuara për pesë vjet, norma është ulur me mbi një të tretën (39përqind) dhe nga një e pesta në çifte që kanë qenë së bashku për një dekadë, sipas të dhënave nga Fondacioni Martesa dhe The Times.

Lajmi i ri për një rënie të vazhdueshme dhe të qëndrueshme është pozitiv pasi divorci u ngrit në mes të martuarve, në një periudhë kur çiftet zakonisht kaun fëmijë të vegjël,transmeton Indeksonline.

Ndërsa rënia ka të ngjarë prej një mori faktorësh dhe analistët spekulojnë se çiftët që marrin përgjegjësi të përbashkëta në martesat e tyre ndikojnë që të ketë së më pak kërkesa për divorc.

Poashtu ata që më pak kërkojnë divorce janë çiftet që zgjedhin të martohen me dashuri dhe jo nga ndonjë presion ose detyrim shoqëror./Indeksonline/