21:26 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shkatërrohet me kazmë ylli i Donald Trump në Hollywood (Video)

Ylli i Presidentit Donald Trump në “Walk of Fame” në Hollywood u vandalizua përsëri.

I dyshuari thuhet se ka përdorur një kazmë për të shkatërruar yllin e tij mëngjesin e hershëm të 25 korrikut.

Policia njoftoi se një person është shoqëruar në lidhje me incidentin.

Ylli i tij ka qenë në shënjestër disa herë që nga zgjedhjet e vitit 2016.

Në korrik 2016, një protestues ndërtoi një mur prej gjashtë inç rreth yllit.

Pastaj, në tetor 2016, dikush tjetër shkatërroi yllin.

Më vonë, ylli i tij ishte lyer edhe me llak gjithashtu./Indeksonline/

Temat: