11:22 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shkëlqeu në Kampionat Botëror, ylli i Marokos përfshihet në një aksident fatal (Foto)

Futbollisti i Kombëtares së Marokos zhvilloi një sezon fantastik si me Schalken ashtu edhe me ekipin kombëtar.

Amine Harit, pasi u kthye nga Botërori “Rusi 2018”, është përfshi në një aksident fatal që la të vdekur një person të moshës 28-vjeçare, transmeton IndeksOnline.

Harit ishte duke vozitur një makinë të tipit Mercedes, kur shkaktoi aksidentin që la të vdekur një person.

21-vjeçari ishte shoqëruar menjëherë në Polici, të cilët ia konfiskuan pasaportën.

Ende nuk dihet se kush ka qenë duke vozitur, por siç thonë disa raporte, makinën e Harit ishte duke vozitur vëllai i këtij të fundit që është vetëm 14-vjeçar.

Pas këtij aksidenti fatal ka reaguar edhe klubi gjerman, FC Schalke.

“Shoferi i makinës nuk ishte në gjendje të parandalonte aksidentin. Mbi të gjitha, Amina dhe ne në FC Schalke do donim t’i dërgonim ngushëllimet tona familjes së viktimës”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Bundesliga.

Harit për Schalken ka bërë afro 40 paraqitje dhe ka shënuar 4 gola./IndeksOnline/