12:34 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shkëlqeu sezonin e kaluar, Liverpooli dëshiron ta shpërblejë yllin e skuadrës

Liverpooli është i bindur se do ta bindë Sadio Manen që të nënshkruajë kontratë të re afat-gjate në javët e ardhshme.

Bashkëlojtarët e tij, Momo Salah dhe Roberto Firmino tashmë kanë nënshkruar kontrata të reja – dhe Mane pritet t’i bashkohet kësaj liste, shkruan IndeksOnline.

Mane është nën kontratë me Liverpoolin deri në vitin 201, teksa ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare kur iu bashkua Liverpoolit nga Southamptoni për 30 milionë funte në vitin 2016.

Liverpooli dëshiron që ta shpërblejë sulmuesin e Senegalit për paraqitjet e tij me një kontratë të përmirësuar pasi ai shënoi 20 gola sezonin e kaluar.

Salah dhe Firmino kanë nënshkruar kontrata të reja deri në vitin 2023, derisa Mane pritet ta bëjë të njëjtën.

Me Salah, Firmino dhe Mane, Liverpooli ka ndër sulmet më të rrezikshme në Evropë pavarësisht largimit të Philipe Coutinhos drejt Barcelonës për 142 milionë funte në janar./IndeksOnline/