13:32 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Shkencëtarët britanik zbulojnë se ilaçi i astmës mund të ndalojë përhapjen e kancerit të prostatës

Shkencëtarët britanikë kanë bërë një zbulim historik që mund të ndihmojë në ngadalësimin ose madje ndalimin e përhapjes së kancerit të prostatës në eshtra.

Kur kanceri i prostatës ka formuar parakalime tumorale në palcën e eshtrave, sëmundja zakonisht konsiderohet e pashërueshme.

Por, shkencëtarët në Universitetin e New York kanë zbuluar se pse kanceri i prostatës shpesh përhapet në kockë- dhe si mund të ndalet procesi.

Ata gjetën se një proteinë në palcën e eshtrave vepron si një “stacion magnetik për t’u lidhur” për qelizat e kancerit të prostatës në gjak.

Ata gjithashtu zbuluan se një ilaç jo toksik i njohur për trajtimin e astmës alergjike, duke se ndal kancerin nga përhapja në kockë.

Hulumtuesit tani shpresojnë të testojnë medikamentin tek pacientët me kancer të avancuar në prostatë.

Ndryshe, kanceri i prostatës vret më shumë se 11 mijë njerëz brenda një viti në Britani- ose një në çdo 45 minuta.