13:46 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Shkencëtarët krijojnë një molekulë të re për të luftuar dhimbjen

Hulumtuesit nga Universiteti i Teksasit në Dallas kanë krijuar një molekulë mimike të ARN-së që bllokon serinë e reaksioneve të sensibilizimit të dhimbjes që zakonisht shfaqen pas  një lëndimi.

A mund të ndihmojë kjo “molekulë e joshjes” për të krijuar ilaçe më të mira kundër dhimbjes?

Ata besojnë se ajo që ata kanë zbuluar në lidhje me “molekulën e tyre” do të hapë rrugën për një seri të re të barnave që parandalojnë dhimbjen, pa shkaktuar varësi, transmeton Indeksonline.

Një studim i botuar në revistën Nature Communications përshkruan se si “imitimi i ARN-së sintetike redukton sensibilizimin e dhimbjes në minj” duke bllokuar krijimin e proteinave të sinjalizimit të dhimbjes./Indeksonline/

Temat: