00:33 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Shkëncëtarja e mirënjohur nga Harvard viziton Kosovën

Të enjten më 18 janar në Kosovë erdhi për vizitë shkencëtarja e mirënjohur nga Harvard University znj. Detina Zalli.

Shkëncëtarja Zalli është shkencëtare e mirënjohur e shpallur nga Harvard University në fushën e biokimisë dhe biologjisë qelizore. Znj. Zalli është ligjëruese dhe shkënctare hulumtuese në Harvard University.

Ajo është edhe themeluesja e Institutit “We speak Science” (Ne i flasim shkencës). Ky Institut tani është edhe në Kosovë dhe ka për qëllim që të thellojë bashkëpunimin me institucionet arsimore në Kosovë në mënyrë që të transferohen njohuri nga Harvard University në Kosovë.

Shkëncëtarja Zalli viziton Kosovën në bazë të bashkëpunimit me z.Liridon Zogaj dhe znj.Vjosa Zogaj.

Znj.Zalli do të qëndroj në një vizitë dy ditore ku pritet të takohet me përfaqësues të institucioneve vendore.