22:23 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shkëndija “shkatrron” TNS-në në Ligën e Kampionëve

Shkëndija ka fituar ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Skuadra tetovarë ka mposhtur skuadrën uellsiane, TNS (The New Saints) me rezultat 5-0.

Katër gola në këtë ndeshje i shënoi Besart Ibraimi ndërsa një tjetër e shënoi Izair Emini.

Me këtë fitore Kampionët e Maqedonisë janë afër kualifikimit në rundin e dytë të Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/