09:13 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shkëndija shpreson në rezultat pozitiv në Champions League

Në kuadër të eliminatoreve për garën më prestigjioze evropiane, Champions League, sonte do të zhvillohen tri ndeshje.

Në mesin e tyre, sonte do të luajë edhe skuadra shqiptare që bën gara në Maqedoni, Shkëndija, shkruan Indeksonline.

Shkëndija e fitoi ndeshjen e parë ndaj FC Sheriff në kuadër të raundit të parë të eliminatoreve për Champions League.

Ndeshja e parë u zhvillua në Maqedoni, të cilën Shkëndija e fitoi me rezultat minimal, 1-0, dhe me pak punë, edhe sonte do të mund të kualifikohej tutje.

Sfida në fjalë do të zhvillohet sonte me fillim nga ora, 19:00 në ”Bolshaya Sportivnaya Arena”.

Ndeshjet tjera që do të zhvillohen në kuadër të këtij kompeticioni janë Hapoel Beer Sheva – Dinamo Zagreg dhe Spartak Trnava – Legia Warszawa./IndeksOnline/