14:21 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shkodra: Ata që dëmtuan tendat turke do të dënohen (Foto)

Zëvëndës ministri i Punëve të  Brendshme, Selami Shkodra sot gjatë ditës ka vizituar tendat e vendosura nga organizata turke “Tika”, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me dëmtimet që u janë bërë ditë më parë.

Sipas tij, ata që e kanë kryer këtë vepër do të dënohen.

“Dëmtime të tilla nuk duhet të ndodhin dhe do të dënohen ata që i kanë dëmtuar. MPB ofron mbështetje deri në fund të këtij organizimi dhe falënderon organizatorët”, ka thënë mes tjerash Shkodra.

“Policia e Kosovës po i bënë punët e saj me profesionalizëm dhe ne do të mundohemi të mos trazojmë as miqtë tanë dhe as motrat”, ka theksuar ai.

Vlen të përmendim faktim se këto tenda janë të vendosura në kuadër të panairit të produkteve tradicionale dhe natyrale me moton “Bashkë Mundemi”.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se persona të panjohur mbrëmë vonë kanë dëmtuar simbolet e shtetit turk që ishin vendosur në këto tenda.

Indeksonline, pati siguruar një letër me mbishkrim, në të cilën kishte porosi për presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

“Vdekje Erdoganizmit, Turqizmit, Neo Otomanizmit, Rendi i Dragoit të Kuq”, thuhet në këtë letër të lënë në shesh./Indeksonline/