13:05 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Shkon në 4 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Belgjikë (Video)

Një person i armatosur ka qëlluar dy oficerë policie dhe një kalimtar në qendër të qytetit belg të Liezit.

I dyshuari më pas u qëllua dhe u vra pasi vrau tre viktimat dhe mori një grua që besohet të jetë një peng sipas transmetuesit publik belg RTBF, transmeton Indeksonline.

Zyrtarët konfirmuan vdekjen e tij pas goditjes pranë një kafeneje në Bulevardin D’Avroy.

Michel Firket nga bashkia e qytetit Liege tha për Associated Press se ‘përtej sulmuesit, i cili u qëllua, ka tre të vdekur, dy zyrtarë të policisë dhe një kalimtarë’. Dy të tjerë besohet të jenë të plagosur. /Indeksonline/