12:49 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shkon t’i plotëson kërkesën bashkëpunëtorit, fiton 1 milion dollarë

Një femër nga Karolina Veriore duke shkuar që të i blejë një RedBull bashkëpunëtorit të saj, ka blerë një biletë lotarie, ku pas gërvishtjes ka fituar ‘jackpotin’ prej 1 milion dollarë, transmeton Indeksonline.

Sue Manchester i ka thënë lotarisë së Karolinës së Veriut se ishte duke ngrënë drekë ka marrë mesazhin që do ja ndryshonte kompletë jetën.

“Bashkëpunëtori im më dërgoj një mesazh deri sa isha në pushimin e drekës që të ja blejë një RedBull” tha Manchester

Ajo tha se zakonisht shkonte në pompën e benzinës por kishte shumë njerëz prandaj ajo shkoj në stacionin tjetër në Chapel Hill ku bleu një RedBull dhe një tiket llotarie.

“Mora RedBullin dhe e pashë që kisha 20 dollarë dhe fatura ishte 10 dollarë. Vendosa që të merrja edhe një biletë lotarie pasi që bashkëpunëtori im po fitonte kohët e fundit” vazhdoj Sue.

“Unë pash simbolin dhe nuk mund të besoja. Tiketën ja tregova edhe bashkëpunëtorit dhe ai më tha se fitova 1 milion dollarë. Akoma nuk mund ta besojë” përfundoj Manchester. /Indeksonline/