17:11 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shkrimi emocionues i shkollës së 9-vjeçares që u vra nga babai i saj në Gjakovë

Shkolla fillore “Rilindja” në Dobrigje të Gjakovës ka shkruar një mesazh lamtumirës për nxënësn nëntëvjeçare, të cilën, bashkë me nënën e saj, Valbona Ndrecaj, dyshohet se e vrau babai, përkatësisht bashkëshorti, Pjetër Ndrecaj.

Në njoftimin e shkollës thuhet se akoma nuk mund ta besojnë se nxënësja humbi jetën nga një vrasje makabre.

Shkrimi i plotë në faqen e shkollës “Rilindja”

Me pikëllim të thellë morem lajmin për tragjedinë qē i ndodhi nxënëses së shkollës tonë me inicialet K.N. Ajo ishte një vajzë plot jetë dhe shpresë, dhe lajmi për vdekjen makabre të saj na tronditi të gjithëve. Ne nuk mund ta besojmë se nuk do të jetë më në mesin tonë fizikisht, ngase në mendjet dhe zemrat tona do të jetoj gjithmonë. Fëmijët janë pasurija më e madhe e familjës dhe shoqërisë, dhe humbja e tyre është humbja më e dhimbshme nga të gjitha humbjet.

K.N u prehsh në paqe ëngjëll i vogël, kujtimi për ty do të jetoj gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona.