19:25 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Shkurte Fejza me familje po ‘shijon’ diellin e Australisë (Foto)

Fundi i dimrit tek ne ka sjellë borë e acar, ndërsa temperaturat po shënojnë nën minus. Por për këngëtaren e njohur kosovare Shkurte Fejza, fillimi i marsit ka sjellë diell në jetën e saj.


Këngëtarja momentalisht është duke qëndruar në Australi bashkë me bashkëshortin dhe vajzën e saj, Gresën, por dhe disa miq të tyre, sigurisht udhëtim ky pune, por që po e shijon tej mase, shkruan Indeksonline.


Vet Shkurta ka postuar dhjetëra fotografi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku tregon aventurën e saj të re, teksa duket e lumtur dhe plotë gaz në mes të Melbourn-it me më të dashurit e saj./Indeksonline/