16:17 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shokohet Bayerni, James dëshiron të rikthehet te Reali

Ardhja e Julen Lopetegui dhe largimi i Cristiano Ronaldos ka ndryshuar edhe planet e merkatos së Real Madrid.

Trajneri i spanjoll dëshiron të rikthej në skuadër yllin kolumbian, James Rodriguez, shkruan indeksonline.

27 vjeçari është në huazim te Bayerni, mirëpo edhe për kundër dëshirës së Kampionëve të Gjermanisë ta mbajnë atë, Reali nuk do ta lejoj.

Agjenti i tij, Jorge Mendes është duke negociuar një zgjidhje të pastër për klientin e tij për ta rikthyer si titullar te Kampionët e Evropës.

James ka zhvilluar 23 ndeshje me Bayernin që nga transferimi në vitin e kaluar, duke shënuar nëntë gola dhe duke asistuar 11 herë. /IndeksOnline/