19:02 / E Diele, 11 Shkurt 2018

Shokon 30 vjeçari: Jam i martuar, por nuk ngopem dot me seks…

Vazhdimisht ëndërroj të kem seks me të gjitha shoqet e gruas sime madje edhe me shoqërueset e dasmës.

Ky është rrëfimi i burrit:

Unë jam 30 vjeçar ndërsa gruaja ime 28. U martuam verën e vitit të kaluar. Asnjëherë nuk e kam tradhtuar atë por ajo ka pasur katër shoqëruese gjatë dasmës dhe unë kam fantazuar të kem seks me secilën prej tyre.

Ato vinin kohë pas kohe tek ne për të pirë para se të dilnin dhe kjo më bënte mua që të dëshiroja të kisha eksperienca seksuale me secilën nga to.

Kemi jetë të mrekullueshme seksuale dhe gruaja ime provon shumë gjëra por kur seksi përfundon, unë dua përsëri e përsëri.

Ndonjëherë ne bëjmë seks disa herë në ditë por unë gjithmonë dëshiroj më shumë.

Ajo e di këtë dhe shpeshherë më ofron më shumë por unë i them se mjafton, faleminderit.

Problemi është se unë dua më shumë, por jo me të. Çka nuk është në rregull me mua?

Përgjigja e psikologes:

Ti je duke kërkuar për të përmbushur disa nevoja përtej dëshirës seksuale.

Identifikojeni atë dhe filloni të kënaqeni me jetën seksuale të mirë që e keni me gruan./Indeksonline/

Temat: