16:31 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shokuse: Me vallëzim sensual, çerdhja kineze e mirëpret kthimin e fëmijëve!

Në një çerdhe në Kinë i ka lënë të shokuar prindërit me ceremoninë mirëpritëse të kthimit. Në skenë u paraqit një valltare që bënte një kërcim sensual që ishte për moshat madhore, transmeton Indeksonline.

Videoja është shpërndarë në rrjetet sociale dhe është kritikuar shumë drejtoria e shkollës pasi që në publik përveç prindërve kishte shumë fëmijë të moshës nga 3 deri në 6 vjeç.

Nuk mjaftoj vetëm vallëzimi sensual, drejtoria kishte shpërndarë në shkollë reklama të kursit për këtë lloj vallëzimi. /Indeksonline/