10:43 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shopping IG, shërbimi i ri për blerje në Instagram

Instagram po punon për një aplikacion të ri të pavarur për blerje.

Aplikacioni do të quhet Shopping IG dhe do t’i lejojë përdoruesit të shfletojnë koleksionet e mallrave nga tregtarët që i ndjekin dhe t’i blejnë ato direkt në kuadër të aplikacionit.

Instagram beson se është pozicionuar mirë për të bërë një zgjerim të madh në tregtinë elektronike.

Më shumë se 25 milionë biznese tashmë kanë llogari Instagram, dhe 2 milionë prej tyre janë reklamues. Katër në pesë përdorues të Instagram ndjekin të paktën një biznes ./Indeksonline/

Temat: