23:36 / E diel, 19 Mars 2017

Betejë për audiencën midis ‘Big Brother’ dhe ‘Xing me Ermalin’

Betejë për audiencën midis ‘Big Brother’ dhe ‘Xing me Ermalin’

Mbrëmja e së shtunës ishte një luftë e vërtetë shikueshmërie mes “Xing me Ermalin” në televizionin “Klan”, “Al Pazar” në “Vizion Plus” dhe “Big Brother Albania” në “Top Channel”, me këtë të fundit që gjithsesi ia doli të rrëmbente pjesën më të madhe të audiencës për mbrëmjen e së shtunës.

Siç shihet në grafik, fillimi i programeve prime-time në harkun kohor 20:50-21:00 fillon me luhatje për “Big Brother”, një nivel mesatar ndjekjeje për “Xing me Ermalin”, ku i ftuar ishte moderatori Enkel Demi” dhe me një rritje të qëndrueshme për spektaklin e  humorit “Al Pazar”. 

Megjithatë, shihet se “Xing me Ermalin” dhe “Al Pazar” përjetuan kulmin e shikueshmërisë për mbrëmjen e djeshme pikërisht në momentet kur “Big Brother” transmetoi ndërprerjet publicitare.

Interesi për “Xing me Ermalin” shtohet veçanërisht në pjesën e dytë të emisionit, ku të ftuara ishin dy ish-Miss Kosova, Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paqarada.


Lexo të tjera