12:15 / E mërkurë, 11 Janar 2017

Dua Lipa njofton datën e albumit të ri, nuk është ajo që kishte premtuar

Dua Lipa njofton datën e albumit të ri, nuk është ajo që kishte premtuar

Dua Lipa nuk do ta publikojë albumin e ri në fillim të këtij viti, ashtu siç kishte premtuar. Këngëtarja kosovare me famë botërore ka njoftuar se data e lansimit të albumit të ri do të jetë 2 qershori.

"Data e lansimit të albumit tim është shtyrë për 2 qershor, për të futur edhe disa këngë dhe bashkëpunime të reja, të cilat janë duke u punuar. Më vjen keq për shtyrjen, po ju premtoj se do të jem me ju më 2 qershor. Jam perfeksioniste dhe dua që të sjell albumin më të mirë të mundshëm. Kam disa njoftime të reja për këtë muaj... të gjitha do të bëhen të ditura! Faleminderit për durimin dhe mezi pres që ju ta dëgjoni albumin" shkruan në njoftim Dua Lipa./Indeksonline/

Temat:
Lexo të tjera