13:18 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

E bukura shqiptare e takon Ariana Granden (Foto)

E bukura shqiptare e takon Ariana Granden (Foto)

Këngëtarja e njohur Ariana Grande e filluar turin e saj “Dangerous Woman” në shkurt 2017 dhe do ta vazhdojë deri në fund të shtatorit.

Pjesë e këtij turi duket se është bërë edhe moderatorja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu, e cila ka pasur fatin të takojë Ariana-n nga afër e veç kësaj të bëjë edhe një foto kujtimi me të.

Sot, Alketa ka publikuar foton në Instagram e bashkangjitur me të shkruan:

“Me Ariana Grande-n, fenomenin e jashtëzakonshëm. Unë e kam takuar atë gjatë turit “Dangerous Women” dhe është një eksperiencë shumë e mirë”.

Sigurisht që ky do të jetë një kujtim shumë i veçantë për moderatoren dhe pas këtij takimi, mund të themi se janë bashkuar gratë e “rrezikshme”! /Blitz/al

Lexo të tjera