17:13 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Kendall Jenner në romancë dashurie me Blake Griffin (Foto)

Kendall Jenner në romancë dashurie me Blake Griffin (Foto)

Duket se Kendall Jenner ka nisur një romancë me Blake Griffin pasi është fotografuar në mbrëmjen e të martës në Nju Jork teksa të dy po shijonin një darkë.

Supermodelja, që ndodhet në New York Fashion Week, u shfaqën në një restorant popullor italian, bashkë me yllin e basketbollit të Los Angeles Clippers.

Për romancën e tyre mediat rozë kanë folur edhe më herët duke thënë se ata janë bashkë që prej korrikut, pasi Griffin u nda nga e fejuara e tij, Brynn Cameron, me të cilën ka dhe dy fëmijë. 

Pas ndarjes ata kanë thënë se kanë raportime të mira dhe janë ende miq teksa rrisin djalin dhe vajzën e tyre.


Lexo të tjera