20:15 / E diel, 19 Mars 2017

Nxehet situata në Big Brother, vajzat i zhveshin djemtë

Nxehet situata në Big Brother, vajzat i zhveshin djemtë

Ndarja e qelqtë mes djemve dhe vajzave nuk ka penguar asnjërën palë që të organizojnë mes tyre lojën me pantomime.

E në fund të lojës, vajzat ishin ato që fituan, e si dënim Danieli dhe Liridoni duhej të zhvisheshin. Vajzat u kërkojnë dy djemve që të qëndrojnë me bluzën e hequr për pak kohë përtej xhamit.

Djemtë nga ana tjetër u kujtojnë vajzave se nuk pranuan ndëshkimin e dhënë prej tyre më parë. Ata kërkuan prej tyre që të hidhnin shampo në kokë, por Fotini kundërshtoi duke e quajtur një dënim të rëndë.

Në fund, djemtë vishen dhe loja mbyllet.


Lexo të tjera