16:47 / E premte, 21 Prill 2017

“O Sa Mirë” vjen plot humor këtë javë, gjakovari e “Llukmani” kapen mat nga Rrahmani (Video)

“O Sa Mirë” vjen plot humor këtë javë, gjakovari e “Llukmani” kapen mat nga Rrahmani (Video)

Seriali “O Sa Mirë” është kthyer  tashmë në një maratonë humori, që sjell çdo javë për publikun skena që sjellin lot të qeshura.

Në episodin e 105-të, teleshikuesit patën mundësinë të shohin se si klasa përgjigjen dobët para inspektorëve të huaj, ndërsa acarojnë profesorët.

Në YouTube është publikuar edhe promoja e episodit të 106-të të serialit, i cili gjithashtu do të sjell plot skena humoristike.

Në promon e publikuar, shihet se si gjakovari dhe “Llukmani” kapen në ‘befasi’ nga Rrahmani, ndërsa ‘Xhesika’ ka filluar tashmë të krijojë miqësi me profesoreshën e fizikës.

Episodi i plotë publikohet të dielen në YouTube.

Lexo të tjera