21:05 / E shtune, 19 Gusht 2017

Po rikthehet "Treshi Përsheshi", me humoristë të rinj (Foto)

Po rikthehet "Treshi Përsheshi", me humoristë të rinj (Foto)

Treshi përsheshi me sa duket po rikthehet. 

Vetëm se kësaj radhe plot surpriza dhe të papritura, shkruan Indeksonline. 

Ka qenë djali i humoristit Qumili, ai i cili ka lëshuar njoftimin e fundit. 

Bimi përmes një fotoje në Facebook, ka njoftuar që së shpejti pranë ekraneve tuaja do të vijë sërish "Treshi Përsheshi". 

Por kësaj radhe aktorët do të jenë Bini dhe një humorist tjetër i ri që do të luajë në rolin e Cimës. Me sa duket ende nuk është vendosur nëse do të luajë edhe dikush në rolin e të ndjerit Lecit apo jo./Indeksonline/


Lexo të tjera