16:24 / E hënë, 17 Korrik 2017

PriFimFest sjellë premierën e “Cold of Kalandar” në Kosovë (Video)

PriFimFest sjellë premierën e “Cold of Kalandar” në Kosovë (Video)

Prej 13 korrikut, PriFilmFest po vazhdon të sjellë përpara publikut filma të shumtë shqiptar e botëror. E në mesin e shumë shumë filmave, në kuadër të PriFilmFest, dje në Teatrin Kombëtar, u shfaq edhe premiera për Kosovë e filmit “Cold of Kalandar”, me skenar dhe regji nga Mustafa Kara, ndërsa producentë të filmit janë Nermin Aytekin dhe Iván Angelusz, shkruan Kultplus.

“Cold of Kalandar” i realizuar në vitin 2015, është një film turk i zhanrit dramë, i cili paraqet jetën e një familje turke, e cila jeton në skajet e varfërisë, në një fshat në rajonin e Detit të Zi. Është kjo jeta e Mehemtit, personazhit kryesor dhe familjes së tij. 

Ata jetojnë në gjendje shumë të rënde ekonomike, në një fshat malor, larg nga jeta moderne. Për të mbijetuar Mehmeti dhe familja e tij, prindërit, gruaja dhe dy djemtë merren me blegëtori. Mehmeti një person i vuajtur, por i qetë, të cilin jeta e kishte sfiduar me gjendje të rëndë ekonomike, pasion e ka kërkimin për gjetjen e rezervave minerale në male. 

Pavarsisht kundërshtimit të familjes, për kërkimin e mineraleve në male, Mehmeti vazhdon të kërkoj çdo ditë për minerale, me shpresë që një ditë të mund të sigurojë një jetë më të mirë për familjen dhe shërim për djalin e tij të vogël, i cili është me aftësi të kufizuara mendore dhe fizkike. 

I dërrmuar nga përpjekjet e tij të kota, për gjetjen e një miniere, shpresa e tij kalon tek një dem i familjes, me të cilin ai merr pjesë në një garë me për dema, por që edhe këtu humb, shkruan KultPlus. Krejt në fund, pasi shpresat e Mehemetit dhe familjes së tij për një jetë më të mirë, shuhen, krejt rastësisht ai gjenë atë të cilën e kishte kërkuar dhe ëndërruar gjithmonë, rezervat minerale.

 “Cold of Kalandar” në vitin në 2016 “Haifa International Film Festival” ka fituar dy cmime: "Golden Anchor" (filmi më i mirë mesdhetar) dhe “Fedeora Award” si filmi më i mirë i huaj nga Federata e Kritikëve të Filmit të Evropës dhe Mesdheut. Në rolet kryesore luajnë aktorët: Haydar Sisman, Nuray Yesilaraz, Hanife Kara Ibrahim Kuvvet, Temel Kara. Reghisori i “Cold of Kalandar”, Mustafa Kara fitoi çmimin për regjisorin më të mirë në edicionin e 28-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tokio. Në të njejtin festival filmi “Cold of Kalandar”, fitoi cmimin e publikut “Viewwer’s Choice Awward”. /Kultplus/


Lexo të tjera