22:14 / E mërkurë, 11 Janar 2017

Era e nisë furishëm edhe vitin 2017, e merr një çmim të famshëm (Foto)

Era e nisë furishëm edhe vitin 2017, e merr një çmim të famshëm (Foto)

Sukseset e Era Istrefit po vazhdojnë edhe në vitin 2017. Këngëtarja kosovare e përmasave botërore ka triumfuar në European Border Breakers Awards (EBBA), duke arritur të rrëmbejë çmimin e parë si artistja më e suksesshme evropiane nga të rinjtë. 

Madje në momentin e triumfit, Erës i është shfaqur edhe një biografi ku është pasqyruar karriera e saj me plot suksese dhe sidomos hiti "Bon Bon". 

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve është mbajtur në Groningen. 

Era tashmë është shëndrruar një një artiste dhe ambasadore e cila me punën e saj po bënë krenarë shqiptarët kudo në botë.

Sukseset e Erës në këtë vit pritet të jenë të mëdha pasi që projektet e radhës flitet se do të jenë monstruoze!/Indeksonline/

Lexo të tjera