08:27 / E premte, 21 Prill 2017

Vesa Luma duet me violinistin e njohur (Foto)

Vesa Luma duet me violinistin e njohur (Foto)

Ka ditë që Vesa Luma ndan në rrjete sociale foto të shkëputura nga videoklipi i saj më i ri.

Ndërsa  një e fundit  e nxjerr në Instastory, na jep detaje më shumë rreth këtij projekti, shkruan Indeksonline.

Bëhet fjalë për një duet mes Vesa Lumit dhe violinistit të njohur Ervin Gonxhit.
Kënga me titull "Ti zemra ime" do të vijë e realizuar së bashku me videoklip.

Sa duket këngëtarja do të vijë me një surprizë të pa parë deri më tani nga fansat  e saj./Indeksonline/


Lexo të tjera