13:20 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti jep detaje për parkingun nëntokësor te Fakulteti Filologjik

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se sot ka dalur njoftimi për kompanitë e interesuara për parakualifikim për parkingun nëntokësor te Fakulteti Filologjik. Ahmeti ka treguar se punimet për këtë parking do të fillojnë sivjet dhe do të zgjasin 18 muaj.

“Sot është publikuar njoftimi për parakualifikim për kompanitë e interesuara për ndërtimin e parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik. Ky parking me minimum 500 vendparkime është një prej investimeve më të mëdha në Komunën e Prishtinës. Në fazen e parakualifikimit do të kalojnë vetëm kompanitë/konzorciumet që kanë dëshmi të përvojes dhe dëshmi të kapacitetit financiar.

Në sipërfaqe do të zgjerohet hapësira gjelbëruese duke rritur parkun qëndror të Prishtinës.

Punimet priten të fillojnë sivjet dhe të zgjasin 18 muaj.

Dokumentacioni mund të tërhiqet në Komunen e Prishtinës ndërsa afati për parakualifikim është deri me datëm 5 korrik 2018” njofton i pari i Prishtinës./Indeksonline/