23:08 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti u përgjigjet ndjekësve në Instagram, madje edhe për bustin e ‘Adem Jasharit’ në Prishtinë

Së fundi rrjeti social Instagram bëri disa ndryshime, duke shtuar kështu edhe opsionin e parashtrimit të pyetjeve.

Është pikërisht Kryetari i Prishtinës nga radhët e PSD-së, Shpend Ahmeti, i cili së fundi u ka mundësuar ndjekësve të tij t’i parashtrojnë pyetje, duke mos hezituar të përgjigjet, transmeton Indeksonline.

Ai është pyetur rreth renovimit të ‘Boro Ramizit’, ndalimin e shpërndarjes së fletushkave, se kur do të vendoset busti i ‘Adem Jasharit’ në Prishtinë e shumë çështje të tjera.

Ahmeti poashtu është përgjigjur edhe në atë se a do të hapet shkolla në Arbëri, duke thënë se po.

Gjithashtu ai ka treguar se në kohën e lirë shikon televizionin.

Për më tepër ndiqni linkun më poshtë:

https://www.instagram.com/stories/shpend34/?hl=en