20:15 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shpenzoi mbi 92 mijë euro për operacione plastikie, por transgjinorja përfundon në spital

Kjo transgjinore, e cila shpenzoi mbi 92 mijë dollarë në kirurgji plastike, e kaloi Krishtlindjen në rehabilitim.

21-vjeçarja nga Gold Coast i Australisë, e quajtur Jolene Daëson, në fillim të 2017 tha se do merrte nismën për të realizuar disa operacione plastike, për t’u dukur si një kukull Bratz.

Por, ndërkohë që po merrte oksikodone, ilaçe të ndryshme për t’u rikuperuar nga procedurat kozmetike, ajo u bë e varur ndaj drogës.

Megjithatë, 21-vjeçarja thotë se nuk ka ndërmend të ndalet së bëri operacionet plastike, por në natën e Vitit të Ri do t’i thotë “Jo” drogës dhe alkoolit.

Ajo u shpreh: Unë nuk pendohem për operacionet e kirurgjisë plastike dhe kam ende plan për të bërë më shumë vitin e ardhshëm. Këtë prag të Vitit të Ri, unë do të kem një natë pa drogë dhe pa alkool me familjen dhe miqtë e ngushtë”.