18:35 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shpenzojnë 5 mijë funta për një ditëlindje të qenit

Pronarët e kafshëve të vogla shpenzojnë deri në £ 5,000 për festat e ditëlindjeve për qentë e tyre dhe rosat.

Organizatorja e festave të ditëlindjeve, Celebrity Charlotte Melia thotë se ajo ka dëgjuar për festimet e mëdha dhe një organizim të tillë e realizoi edhe ajo vet.

Pronarët e qenve janë duke mbajtur festa për kafshët e tyre duke shpenzuar deri në £ 5,000, transmeton Indeksonline.

Organizatorët e ngjarjeve kanë raportuar për rritje të kërkesave të njerëzve që duan të organizojnë ngjarje të tilla për ditëlindje.

Charlotte, 32 vjeçe, e specializuar në organizimin e ditëlindjeve të fëmijëve, zbuloi ekipin e saj dhe zbukurimet për festën e një qenushi të quajtur Oscar muajin e kaluar.

“Ky ishte eventi jonë i parë për një qen,” tha ajo. “Kam mësuar të pres të papriturat në këtë punë, por kjo ishte një e re”

“Njerëzit trajtojnë kafshët e tyre si familje kështu që unë mendoj se nuk është për t’u habitur që ata duan të festojnë ditëlindjet e tyre.”

Çanta për qentë dhe trajtime të personalizuara u ofruan për 10 shokët e Oscar-it dhe ata të gjithë gëzonin ushqim organik dhe enë speciale me emrat e tyre./Indeksonline/.