08:29 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Shpërthen një punëtori në Ferizaj, lëndohen dy punëtorë

Në një punëtori të Ferizajt, gjatë punës me saldimin e një autocisterne për transportimin e naftës, ka shpërthyer.

Për pasojë, dy punëtorë kanë marr lëndime.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka njoftuar se në punëtorinë e tij derisa po bënte punime, saldimin e një autocisterne për transportimin e naftës, e njëjta është përfshi nga zjarri dhe ka shpërthyer. Si pasojë, e zjarrit lëndime të lehta trupore kanë marrë dy punëtorë”, thuhet në raportin e policisë.

Njësia e zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin dhe ka shuar atë.

Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/