08:46 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Shpërthen zjarr në ndërtesën 50 katëshe “Kullën Trump”, një i vdekur [Video]

Një zjarr ka shpërthyer në ndërtesën 50 katëshe Trump Tower në New York të SHBA-ve.

Raportohet se me këtë rast ka vdekur  një person. Nga shërbimi i zjarrfikësve kanë thënë për Asociated Press se ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Mësohet se viktima e zjarrit, 67 vjeçari Tod Brasner, i cili ka vdekur në Spital ka qenë tregtar i veprave artistike I cili banesën në “Kullën Trump” e kishte  blerë në vitin 1996.

Presidenti amerikan ka shkruar në Twitter se zjarri është shuar duke falënderuar zjarrfikësit për intervenim të shpejtë.

Për më shumë ja pamjet e publikuara më poshtë:

/Indeksonline/