23:04 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shpërthim i fuqishëm në një qytet të Shqipërisë, hidhet në erë makina luksoze

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Bulqizën mbrëmjen e së premtes.

Burime nga policia thanë se një automjet tip Audi është hedhur në erë me një sasi tritoli, transmeton Lapsi

Mësohet se makina është shkatërruar, por fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.