16:20 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Shpërthim në Hajvali, vdes një person!

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Adnan Loku” në Hajvali, saktësisht në një objekt përcjellës, të një të shtëpie ka ndodhur një shpërthim ku një person ka humbur jetën, raporton Indeksonline.

“Bëhet fjalë për një mashkull M.G. 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Menjëherë në vend të ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe po punojnë me intensitet të shtuar për të sqaruar  gjitha rrethanat, të cilat kanë të bëjnë me këtë rast.

Mbështetur në rezultatet e para të hetimit dhe të ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se shpërthimi ka ardhur si rrjedhojë e aktivizimit të një mjeti shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore”, ka thënë Ahmeti zëdhënse e PK-së pë rajonin e Prishtinës./Indeksonline/