20:04 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shpëtim Duro zbulon arsyet që e bindën për ta drejtuar Dritën

Shpëtim Duro është emëruar trajner i Dritës pas largimit të Bekim Isufit.

Isufi njoftoi largimin e tij nga Drita pas humbjes së fundit, ndërsa klubi gjilanas menjëherë gjeti pasardhësin e tij.

Ai është trajneri i shumë skuadrave shqiptare, Duro, i cili tani ka zbuluar arsyen se pse mori drejtimin e Dritës, transmeton IndeksOnline.

Duro thotë se nuk vendosi menjëherë për Dritën pasi që këtë opsion e ka menduar disa herë.

Image result for shpetim duro

“Nuk vendosa menjëherë për të ardhur në Kosovë. Drita ka bërë një sezon të shkëlqyer, duke u shpallur kampione e Kosovës, por ka qenë një nisje e keqe e sezonit”.

”Janë kriza, që u ndodhin skuadrave. Nuk është një situatë pozitive, por kontigjenti është po ai që u shpall kampion. Ngarkesa ka qenë e madhe, pasi skuadra ka qenë në aktivitet gjatë verës”, tha Duro për SuperSport.

“Pranova, sepse është respekt të marr ekipin kampion, por është edhe përgjegjësi. Kam pasur në skuadrat e mia në Shqipëri shumë lojtarë nga Kosova. Gjithmonë kam pasur respekt, sepse janë profesionistë”.

”E kam ndjekur kampionatin kosovar prej dy-tre vitesh. Kam respekt për të gjithë, edhe trajnerët, sepse kanë punuar në kushte shumë të vështira, pa ndonjë motivim, sepse Kosova nuk ka qenë në arenën ndërkombëtare”.

“Ne kemi pasur avantazhin që kemi qenë të hapur dhe kemi eksperiencë të madhe. Janë katër humbje dhe duhet të kalojmë këtë situatë, është krijuar një distancë me ekipet e tjera. Skuadra e Dritës ka marrë shumë gola dhe duhet të punojmë në këtë aspekt”.

”Kundërshtari i radhës, Prishtina, ka një skuadër cilësore. Kur luhet deri minimizohen diferencat dhe dy ndeshjet e radhës janë të rëndësishme për ne”, shtoi Duro./IndeksOnline/