22:48 / E Shtunë, 10 Mars 2018

Shpëtohet fëmija 16 muajsh në QKUK, i nxirret fasulja nga mushkria

Drejtori i ORL-së në QKUK Hajdin Thaçi treguar se sot i është shpëtuar jeta e një fëmije 16 muajshe, të cilit i është nxjerrë fasulja nga mushkria.

Mushkria e djathtë e  fëmijës ishte bllokuar në tërsi, por falë mjekëve që kryen ndërhyrjen ai ka shpëtuar.

“Sot në Kliniken e ORL u shpëtua jeta e fmiut 16 muajsh i cili kishte aspiruar kokrrën e fasules në bronkun e djathtë, veprim ky që kishte bllokuar në tërsi mushkrinë e djathtë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin e social Facebook, shkruan Indeksonline.

Thaçi me këtë njoftim ka postuar edhe disa fotografi të stafit të QKUK që realizuan këtë ndërhyrje mjaft të komplikuar.