09:12 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Shqetësime për Messin, në dyshim ndaj Italisë

Jorge Sampaoli ka deklaruar në një konferencë shtypi se Messi ka një problem muskular dhe është në dyshim për miqësoren e sotme në Itali.

Megjithëse sulmuesi ka trajnuar së bashku me shokët e tij në temperaturat e ftohta të Anglisë, duket që nuk është i gatshëm për lojë.

Stafi nuk dëshiron ta detyroj lojtarin dhe gjithcka do të varet nga mënyra se si “La Pulga” ndihet në orët e ardhshme. Përvec kësaj, Barcelona e shikon lojtarin e tij vjedhurazi, duke marrë parasysh cerekfinalet e Ligës së Kampionëve ndaj Romës. /IndeksOnline./