09:22 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shqetësuese, djali bënë “selfie” në vend që të ndihmojë gruan që u godit nga treni (Foto)

Një djalë i ri ka shkaktuar goxha zemërim te njerëzit që ishin në stacionin e trenit në një qytet të Italisë.

Kjo ndodhi për arsye se djali nuk zgjodhi rastin ideal për të bërë fotografi, transmeton Indeksonline. Para pak çastesh një grua ishte godit nga treni, duke mbetur e shtrirë në shina kurse djaloshi po bënte “Selfie” me shenjën V për (Victory) fitore.

Kjo fotografi u kap nga një gazetar i cili po mbulonte këtë ngjarje, dhe më pas kjo u bë virale.

Ai dukej se po bënte një shenjë “V për fitore” , raportoi gazeta Corriere della Sera.

Ndryshe, djaloshi u kap nga policia dhe u detyrua që të fshinte fotografinë drithëruese të gruas shtrirë në shina./Indeksonline/

Temat: